Ancelotti: Të gjithë e duan finalen e Stambollit

  • A.P /
  • 10 April 2023 - 14:34
Ancelotti: Të gjithë e duan finalen e Stambollit

Tekniku italian i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka folur për “Radio Anchio Sport” në “Rai Radio 1” për takimin midis Napoli dhe Milanit, ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Në këtë lloj ndeshjeje lojtarët e ndjejnë shumë presionin, ata do të jenë të motivuar nga vetë situata kështu që nuk ka nevojë për fjalë motivuese. Duhet të jepen indikacione të qarta dhe të thjeshta për t’i bërë ata të ndihen sa më shumë të përfshirë.”, tha Carlo Ancelotti.

“Në realitet kjo ndeshje do të jetë shumë e ekuilibruar dhe shumë e pasigurt. Shpesh më pyesin nëse do të ishte mirë në qoftë se finalja do të ishte Milan-Real. Për Realin do të ishte mirë, mendoj edhe për Milanin të njëjtën gjë, por fundja të gjithë duan të shkojnë në Stamboll.”, tha tekniku italian.

(Kosova Sot Online)