Balogun, objektiv i Milanit

  • A.P /
  • 10 April 2023 - 18:15
Balogun, objektiv i Milanit

Milani raportohet se ka shprehur interesim për sulmuesin e Arsenalit, Folarin Balogun.

21-vjeçari, që është i huazuar te Reimsi, po shkëlqen këtë sezon në Ligue 1, duke shënuar 18 gola deri më tani në këtë sezon

Sipas “Calciomercato”, Milani po kërkon të forcojë sulmin për sezonin e ardhshëm dhe Balogun është ndër objektivat e klubit.

Reprezentuesi anglez besohet se vlerësohet me më shumë se 30 milionë euro dhe blerja e tij do të ishte e vështirë, duke marrë parasysh edhe faktin se ai ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2025.

Forma e tij e mirë me Reimsin mund ta bindë trajnerin e “Topiçinjve”, Mikel Arteta, që ta mbajë sulmuesin në skuadër, pavarësisht se ai do të përballej me një konkurrencë të fortë.

Folarin Balogun raportohet ka tërhequr interesim edhe nga Interi, Lille, Monaco e Leipzigu.


(Kosova Sot Online)