Qeni bën për 'ujë të ftohtë' lojtarin e njohur

  • A.P /
  • 11 April 2023 - 15:05
Qeni bën për 'ujë të ftohtë' lojtarin e njohur

Futbollisti i West Ham, Maxwell Cornet ka marrë vëmendjen e publikut britanik pasi shoku i tij i skuadrës ka postuar një video gazmore në rrjetet sociale.

Cornet ishte në parkingun përballë qendrës stërvitore së bashku me disa shokë të skuadrës dhe një nga miqtë e futbollistit të West Ham i solli qenin e tij, i cili nuk ishte i lidhur me zinxhir.

Megjithatë, Cornet duket qartë se ka frikë nga qentë, ndaj shokët përdorën kafshën që ai mos t’i afrohej makinës së tij. Pasi vendosi t'i afrohej automjetit, qeni filloi të vraponte drejt lojtarit të kombëtares së Bregut të Fildishtë, i cili u tremb dhe filloi të vraponte nga paniku.

Cornet u përpoq të hynte në qendrën stërvitore të West Hamit, por u zhgënjye kur kuptoi se dera ishte e mbyllur.

(Kosova Sot Online)