Për ndeshjen ndaj Chelseat Reali Madridi me vetëm një mungesë

  • A.P /
  • 11 April 2023 - 20:51
Për ndeshjen ndaj Chelseat Reali Madridi me vetëm një mungesë

Real Madridi ka zbuluar listën me futbollistët që do t’i ketë në dispozicion për ndeshjen ndaj Chelseat.

“Los Blancos” do të takohen me “Blutë” në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet të mërkurën mbrëma, në “Santiago Bernabeu”.

Carlo Ancelotti nuk do të ketë në dispozicion vetëm Ferland Mendyn, i cili vazhdon të jetë jashtë shkaku i lëndimit.

(Kosova Sot Online)