Humb futbollisti i njohur shqiptar

  • 13 April 2023 - 19:50
Humb futbollisti i njohur shqiptar

Nuk ja ka dalë dot Detar ‘Tali’ Muça, 26-vjeçari shqiptar, futbollisti në kategorinë e dytë italiane, banues në Tortona, në Alessandria i cili një ditë më parë u përfshi në një aksident të rëndë në rrugën A21, duke u përplasur me një kamion.

Ai po udhëtonte me një furgon të kompanisë ku punonte kur, për shkaqe që po hetohen ende, ai përfundoi duke u përplasur me dhunë nga pas një kamioni.

Muça u shtrua me kodin e kuq me helikopter në spitalin ‘Maggiore’ në Parma ku ndërroi jetë në orët e para të pasdites së sotme, për shkak të plagëve të rënda të marra.

I apasionuar pas futbollit, Detar ‘Tali’ Muça kishte luajtur si mesfushor në skuadrat e të rinjve të Derthona, më pas në Garbagna, në Audax Orione San Bernardino dhe së fundmi në Sale me të cilin vitin e kaluar kishte fituar play-off-in për t'u ngjitur në kategorinë e parë.

(Kosova Sot Online)