Kosova pëson humbje nga Sllovenia

  • A.P /
  • 14 April 2023 - 22:49
Kosova pëson humbje nga Sllovenia

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbje në ndeshjen gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar “April Cup” që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

“Dardanët” janë mundur nga Sllovenia, me rezultat të thellë 6:1.

Golin e vetëm në këtë ndeshje për Kosovën e shënoi Drilon Maxharraj.

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, Mali i Zi e mundi Turqinë, 6:5 pas penalltive.

Kësisoj, të shtunën në orën 16:00, Kosova do të luajë përballë Turqisë, në ndeshjen për vendin e tretë. 

(Kosova Sot Online)