Laimer nënshkruan me Bayernin

  • A.P /
  • 17 April 2023 - 21:27
Laimer nënshkruan me Bayernin

Konrad Laimer do të jetë pjesë e Bayern Munichit nga vera e këtij viti.

Eksperti gjerman i transferimeve, Florian Plettenberg, ka raportuar se austriaku ka nënshkruar tashmë me “Bavarezët”

Sipas tij, Laimer ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

“Ai kreu të dyja testet mjekësore dhe nënshkroi një kontratë deri në vitin 2027. Konrad Laimer do të jetë 100 për qind i Bayernit”, njoftoi Plettenberg, gazetari afërt me klubin e Bayernit.

25-vjeçari do të zyrtarizohet nga Bayerni pas përfundimit të sezonit aktual.

Ai në “Allianz Arena” kalon si lojtar i lirë, pasi kontrata me Leipzigun i skadon më 30 qershor.

Edhe pas një dëmtimi afatgjatë në fillim të sezonit, Laimer ka qenë një lojtar kyç i Leipzigut këtë sezon duke regjistruar 21 ndeshje në të gjitha garat.

Reprezentuesi i Austrisë ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim.

(Kosova Sot Online)