Liverpooli përgatit kontratën për Mount

  • A.P /
  • 19 April 2023 - 18:17
Liverpooli përgatit kontratën për Mount

Bordi i Liverpool ka përgatitur dhe miratuar një kontratë për yllin e Chelseat, Mason Mount, raporton Football Insider.

Chelsea po bën gjithçka që mundet për të mbajtur lojtarin e tyre dhe gjithashtu do t’i ofrojë atij një tjetër marrëveshje të re pasi bisedimet e mëparshme dështuan.

Mount, 24 vjeç, është i kërkuar nga Liverpool për disa kohë dhe menaxheri Jurgen Klopp është i prirur ta shtojë atë në radhët e tij për sezonin e ardhshëm.

Liverpool është në “pole position” për të nënshkruar me Mount edhe pse ata përballen me konkurrencë të fortë nga rivalët e Premier League për nënshkrimin e tij.

(Kosova Sot Online)