Gati rinovimi me Maignan

  • A.P /
  • 20 April 2023 - 16:40
Gati rinovimi me Maignan

Milani ka nisur të mendojë për rinovimin e kontratës së Mike Maignan, të cilit do t’i ndryshojë edhe pagën.

Sipas raportimeve të medieve italiane, “kuqezinjtë” e Italisë duan që ta kenë sa më gjatë pjesë të skuadrës portierin francez, të cilit i skadon kontrata në 2026-ën.

Në kontratën e re Milani do që të rrisë pagën që aktualisht është 2.8 milionë euro në sezon dhe të zgjasin bashkëpunimin deri në verën e 2028-ës.

(Kosova Sot Online)