Analisti: Krejt këto që po ndodhin nuk janë rastësi por janë programe të Serbisë të zbatuara në Kosovë

Analisti: Krejt këto që po ndodhin nuk janë rastësi por janë programe të Serbisë të zbatuara në Kosovë
Analisti: Krejt këto që po ndodhin nuk janë rastësi por janë programe të Serbisë të zbatuara në Kosovë

Xhevat Meha

  • 25 April 2026 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Mungesa e kompromisit për zgjedhjen e Presidentit nuk është diçka e rastësishme, është vazhdimësi e praktikave të tilla të mëhershme. Krejt këto janë krijim i një normaliteti të shtetit me institucione jo-efikase ose pa institucione. Kjo është vazhdimësi e praktikave të mëhershme që zënë fill menjëherë pas përfundimit të luftës së fundit. Filloi me praktikat e relativizimit të përgjegjësisë nëpër institucione.

 

-Vazhdon me moszbatueshmëri të ligjeve. Vazhdon me pandëshkueshmëri të krimit e kriminelëve. Vazhdon me pacenueshmërinë e shkelësve të ligjit e të kriminelëve. Vazhdon me shkelje masive të Kushtetutës. Vazhdon me përmbysjen e rendit kushtetues, ku vitin e kaluar, edhe pas caktimit të datës nga Gjykata Kushtetuese, për shumë muaj nuk u krijua Kuvendi. Vazhdon vitin e kaluar me mungesë të institucioneve për gati një vit. Po vazhdon sivjet me mungesën e zgjedhjes së Presidentit. Po jepen shenja se praktikat e njëjta do të vazhdojnë edhe nëse tani shkohet përsëri në zgjedhje të reja. Krejt këto nuk janë rastësi, por janë programe të Serbisë të zbatuara në Kosovë përmes strukturave shqipfolëse serbo-ruse brenda partive politike.

Kush duhet të kërkojë nga AKI pastërtinë e figurave brenda partive politike, duke filluar nga kryetarët e tyre? Do të duhej që prijësit e partive politike, si individë që kanë marrë besimin më të madh qytetar, të kërkojnë spastrime të tilla. As nuk e kanë bërë, as nuk ka gjasa që këta të kërkojnë diçka të tillë. Sa po shoh unë, po duhet që qytetarët të dalin vetë e jo vetëm të kërkojnë, por të detyrojnë spastrimin që duhet bërë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".