Të deleguarit për ndeshjet e javës së 30-të në Superligë

  • A.P /
  • 21 April 2023 - 19:04
Të deleguarit për ndeshjet e javës së 30-të në Superligë

Të shtunën e të dielën do të zhvillohet xhiroja e 30-të e Superligës në futboll.

Ndeshja kryesore e javës zhvillohet mes Dritës e Prishtinës, ditën e shtunë

Drita është e dyta me 57 pikë, një më pak se lideri, e plot 16 pikë më shumë se Prishtina që është e katërta.

Të shtunën zhvillohet edhe një sfidë, Ferizaj e pret Malishevën. Që të dy ekipet kanë pësuar humbje në xhiron e kaluar.

Sa i përket renditjes, vetëm një pikë është dallimi mes tyre, me Ferizajn që ka 31 për pozitën e tetë, karshi 30 pikëve të Malishevës si e nënta.

Të dielën luhen tri ndeshje, me Ballkanin që në shtëpi e pret Trepçën ’89.

Kampioni në fuqi është lider me 58 pikë, kurse mitrovicasit me 33 pikë janë në pozitën e shtatë.

Ndeshje shumë interesante na pret në Podujevë, aty ku Llapi e pret Dukagjinin.

Që të dy ekipet kanë synim fitoren për ta kaluar njëra tjetrën në renditje, pasi që kanë nga 39 pikë në pozitat pesë e gjashtë.

Ndeshja e fundit është ajo mes Gjilanit dhe Drenicës.

Gjilanasit vazhdojnë të jenë në pozitën e tretë me 43 pikë të grumbulluara, kurse drenicasit janë të fundit me vetëm 23 pikë.

(Kosova Sot Online)