Arsenali synon këndelljen kundër Southamptonit

  • A.P /
  • 21 April 2023 - 20:04
Arsenali synon këndelljen kundër Southamptonit

Pas dy barazimeve radhazi, ndaj Liverpoolit dhe West Ham Unitedit, Arsenali synon sonte që të kthehet te fitorja në Premierligë për të vazhduar garën për titullin e kampionit.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta e pret Southamptonin në “Emirates Stadium”. Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 21:00, teksa i takon javës së 32-të

Arsenali prin në tabelë me 74 pikë, katër më shumë se Manchester City, që ka një ndeshje më pak.

Të skuadra londineze nuk do të paraqitet sonte Granit Xhaka, për të cilin ende nuk dihet arsyeja e mungesës.

Në anën tjetër, Southamptoni është i fundit në tabelë me vetëm 23 pikë të grumbulluara. Skuadra e drejtuar nga Ruben Selles nuk di për fitore në gjashtë ndeshjet e fundit, duke regjistruar katër humbje e dy barazime.


(Kosova Sot Online)