PSG-ja regjistron fitoren e tretë rresht

  • A.P /
  • 21 April 2023 - 22:55
PSG-ja regjistron fitoren e tretë rresht

Paris Saint-Germaini ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke bërë kështu një tjetër hap drejt mbrojtjes së titullit të kampionit.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të, skuadra e drejtuar nga Christoph Galtier shënoi fitore në udhëtim ndaj Angers

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Raymond-Kopa” përfundoi me rezultatin 1:2.

Të dy golat e fitores për parisienët u shënuan nga Kylian Mbappe, në minutat 9 dhe 26.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Sada Thioub, në minutën e 88-të.

Paris Saint-Germaini pas kësaj fitore ka 75 pikë në krye të tabelës, 11 më shumë se Marseille, që tani ka një ndeshje më pak.

Angers mbetet i fundit me 14 pikë. 

(Kosova Sot Online)