Pas lëndimit serioz përfundon edhe sezoni për Shend Kelmendin

  • S.A /
  • 26 April 2023 - 08:39
Pas lëndimit serioz përfundon edhe sezoni për Shend Kelmendin

 

Sport Klubi i  Gjilanit ka njoftuar se për Shend Kelmendin ka përfunduar sezonin e tij.

Sulmuesi kishte pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Llapit, që pas ekzaminimeve mjekësore u konstatua se ka këputur ligamentin e gjurit të djathtë, transmeton "Kosova Sot Online".

elmendi pritet t’i nënshtrohet operimit në ditën në vijim.

Kësisoj, 28-vjeçari do t’i mungojë “Skifterëve” për pjesën e mbetur të sezonit.

Njoftimi i plotë nga klubi i Gjilanit:

“Sport Club Gjilani njofton mbi gjendjen e lëndimit të futbollistit Shend Kelmendi, të pësuar më 19 Prill në duelin e dytë gjysmëfinal të Kupës së Kosovës ndaj Llapit.

Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se futbollisti ka këputur ligamentin ACL të gjurit të djathtë dhe në këtë mënyrë është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit.

Futbollisti do të futet në operim gjatë ditëve në vijim dhe më pas do të ndjekë rikuperimin dhe ndjekjen fizioterapeutike. Periudha e kthimit në aktivitet do të vlerësohet pas operimit, teksa do të humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij edicioni.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shërim të shpejtë Shendit dhe presin më të fortë në fushat e blerta”. 

(Kosova Sot Online )