Brohoritjet “Kosova është Serbi”, skandal në kampionatin holandez nga gjesti i shëmtuar i tifozëve të Twentes

  • S.A /
  • 26 April 2023 - 08:22
Brohoritjet “Kosova është Serbi”, skandal në kampionatin holandez nga  gjesti i shëmtuar i tifozëve të Twentes

Edhe një skandaj tjetër doli  nga ndeshja mes Twentes dhe Sparta Rotterdamit në kampionatin holandez, e cila  u karakterizua me gola të shumtë, por nuk munguan as brohoritjet nacionaliste. Përveç gjashtë golave që u shënuan në stadiumin “De Grolsch Veste”, në tribuna u pa flamuri i cili e karakterizon Kosovën si pjesë të Serbisë, transmeton "Kosova Sot Online".

Pavarësisht faktit që Holanda e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, politika vazhdon të jetë prezent në sport, dhe këtë gjë më së miri e shfaq ky akt skandaloz i cili ka për qëllim të përhap mesazh urrejtje ndaj vendit tonë.

Në flamurin e shfaqur në tribuna nga tifozët e Twentes, shihet harta e Kosovës dhe brenda saj flamuri i Serbisë, ndërsa shkruhej “Kosova është Serbi”.

(Kosova Sot Online )