Kosova është gati për ndeshjen me Malin e Zi

  • S.A /
  • 27 April 2023 - 09:30
Kosova është gati për ndeshjen me Malin e Zi

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e pret me optimizëm ndeshjen e vështirë me Malin e Zi. Ndeshja Kosova – Mali i Zi zhvillohet sonte prej orës 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, transmeton "Kosova Sot Online". Në kampin e Kosovës atmosfera është shumë e mirë, ndërsa lojtarët dhe shtabi teknik janë të vetëdijshëm se përballë e kanë një kombëtare të nivelit serioz evropian.

Të gjithë janë të përkushtuar për ta dhënë maksimumin në tentim për sukses. Po ashtu shpresohet në përkrahje nga tribunat, njofton Federata e Hendbollit. Kosova i ka disa mungesa të rëndësishme, por po ashtu janë kthyer disa lojtarë me rëndësi. Për shkak të lëndimeve mungojnë Drilon Tahirukaj, Jon Muqolli e Liridon Zena. Ndeshja i takon fazës së dytë kualifikuese për Euro 2024. Në Podgoricë, më 12 tetor të vitit të kaluar, Mali i Zi kishte fituar me rezultat 29:20, por Kombëtarja jonë për një pjesë të mirë të ndeshjes ishte rivale e barabartë. Lojtarët tanë tashmë e kanë edhe përvojën e ndeshjeve të këtilla e po ashtu luajnë për kohë të gjatë së bashku. Të dielën është ndeshja e fundit e këtij cikli kualifikues. Ndeshja me Slloveninë luhet në Velenje. 

(Kosova Sot Online )