FBK-ja e prezanton logon e finales së “play-offit”

  • S.A /
  • 02 May 2023 - 13:00
FBK-ja e prezanton logon e finales së “play-offit”

Federata e Basketbollit e Kosovës e ka prezantuar sot logon e finales së “Play-off”-it mes Trepçës dhe Pejës.

Siç njofton shtëpia e basketbollit kosovar, logoja është inspirim nga ylli në logon e FBK-së dhe flamurin e Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Ylli e simbolizon edhe skuadrën më të mirë të këtij edicioni që do të shpallet kampion. Super ndeshje pritet mes Trepçës dhe Pejës”, shkruan FBK-ja në faqen e saj zyrtare në “Facebook”.

Seria e ndeshjeve finale do të nisë nesër mbrëma, ndërsa ekipi që do t’i shënojë tri fitore do të shpallet kampion. Trepça në gjysmëfinale e eliminoi Sigal Prishtinën, kurse Peja ishte më e mirë se Golden Eagle Ylli.

(Kosova Sot Online )