Lampard: Arsenali e pati të lehtë ndaj nesh

  • A.P /
  • 03 May 2023 - 17:16
Lampard: Arsenali e pati të lehtë ndaj nesh

Gjashtë ndeshje, gjashtë humbje. Aventura e dytë si trajner i Chelseat po shkon shumë keq për Frank Lampard.

Pas humbjes ndaj Arsenalin në “Emirates”, trajneri i “Bluve të Londrës” deklaroi: “Nuk ishim në lartësinë e duhur, pjesa e parë ishte katastrofike për ne. Ishte shumë e thjeshtë të luaje ndaj nesh në 45 minuta e para.

Në të dytën ishim më mirë, luajtëm si skuadër dhe krijuam raste për gol. Do të punojmë fort që të ringrihemi”, theksoi Lampard.

(Kosova Sot Online)