Ja si u gjet e vdekur medalistja amerikane e artë olimpike

  • S.A /
  • 04 May 2023 - 13:04
Ja si u gjet e vdekur medalistja amerikane e artë olimpike

Sportistja, sprinterja amerikane dhe garuesja e kërcimit të gjatë, Tori Bowie, tri herë medaliste olimpke dhe dy herë kampione botërore në trakë dhe në fushë, raportohet se ka vdekur, transmeton "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i saj, Kimberly Holland. Boëir ishte 32 vjeçe.

Holland i tha “CNN”-it të mërkurën se Bowie u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Florida dhe se arsyet e vdekjes nuk janë bërë të ditura ende. “Me pikëllim të thellë e ndajmë lajmin mjaft të hidhur që Tori Bowie ndërroi jetë”, ka shkruar në një postim në Instagram kompania e Holland, Icon Management Inc.

“Ne e humbëm një klientë, një mike të mirë, një vajzë dhe një motër. Tori ishte kampione. Ishte sinonim i dritës që shndriste aq shumë. Ne jemi vërtet zemërthyer pasi lojtarët tanë janë si një familje, miq dhe të gjithë e donin atë”.

(Kosova Sot Online )