Superliga e Kosovës sot me me dy derbi interesante

  • S.A /
  • 04 May 2023 - 09:17
Superliga e Kosovës  sot me me dy derbi interesante

Superliga e futbollit do t’i ofrojë dy ndeshje derbi sot, në kuadër të xhiros së 32-të.Dy ndeshje të zjarrta na presin duke filluar nga ora 15:00, transmeton "Kosova Sot Online ".

Dueli kryesor pa diskutim do të jetë ai mes Ballkanit me Prishtinën.

Therandasit nuk kanë më vend për gabime nëse duan të mbesin në hap me titull të kampionit pasi e shohin veten në pozitën e dytë me një pikë më pak se liderja, Drita.

Nga ana tjetër, finalistja e Kupës, Prishtina do të kërkojë pikë në Suharekë për të mbetur në hap me Gjilanin, i cili është i treti, pozitë kjo që çon në Evropë. Ndërkaq, liderja Drita do ta vizitojë Llapin.

Llapjanët, edhe pse ne vendin e gjashtë, nuk janë dorëzuar ende dhe do ta synojnë Evropën deri në fund përmes kampionatit, pasi këtë radhë u eliminuan nga Kupa. Edhe “Intelektualët” i kanë bërë llogaritë e tyre dhe nga “Zahir Pajaziti” duan të kthehen me pikë të plota për ta ruajtur pozitën e lidershipit.

(Kosova Sot Online )