Klopp e konfirmon largimin e Milner

  • A.P /
  • 05 May 2023 - 16:57
Klopp e konfirmon largimin e Milner

James Milner do të largohet nga Liverpooli pas tetë sezoneve të kaluara në “Anfield”.

Megjithatë, mesfushori anglez nuk do të largohet nga Premierliga pasi do të transferohet të Brighton Hove & Albion.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se tashmë një marrëveshje mes palëve është arritur.

Milner me “Pulëbardhat” do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.

Rreth kësaj lëvizjeje është deklaruar edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

“Mund të them se kam pasur biseda vërtet të mira me të. Ai e di se sa lart e vlerësoj, është vendimi i tij. Asnjë nga gjërat pozitive gjatë 7 viteve e gjysmë nuk do të kishte ndodhur pa James Milner”, është shprehur gjermani.

37-vjeçari te Brightoni do të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata me Liverpoolin i skadon në verë.

Ai pritet të jetë përforcimi i dytë i Brightonit për sezonin e ardhshëm, pasi raportohet se klubi ka siguruar edhe shërbimet e Joao Pedro, sulmuesit të Watfordit. 

(Kosova Sot Online)