Trepça e Peja gjobiten nga FBK-ja

  • A.P /
  • 05 May 2023 - 18:25
Trepça e Peja gjobiten nga FBK-ja

Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar vendimet pas ndeshjes së parë finale, mes Trepçës dhe Pejës.

KG sjelljet e të dy ekipeve i vlerësoi si fer dhe korrekte, përveç trajnerit të Pejës, Rami Hadar dhe lojtarit, Alban Veseli, që u ndëshkuan me gabime teknike.

Ndërkaq, për sjelljen e shikuesve në “Minatori”, në vendimin e publikuar nga FBK thuhet “Hedhje te gjësendeve te buta, ofendime në drejtim të skuadrës mysafire , ndezje te mjeteve piroteknike”.

(Kosova Sot Online)