Nora shkon në çerekfinale të Botërorit

  • A.P /
  • 09 May 2023 - 14:33
Nora shkon në çerekfinale të Botërorit

Nora Gjakova është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos.

Garuesja kosovare e kaloi rrethin e tretë pasi e mposhti gjermanen Seija Ballhaus me ippon vetëm falë “golden score”.

Paraprakisht, kampionia olimpike e kaloi rrethin e parë pa luftë në kategorinë deri në 57 kilogramë, kurse në atë të dytë e mposhti italianen Thauany David Capanni Dias.

Nora është garuesja e vetme që po vazhdon ta kërkojë medaljen sot, pasi vëllai i saj, Akil Gjakova dhe Flaka Loxha i dhanë fund eksperiencës në Botëror.

Dje, po ashtu pa medalje mbetën edhe Distria Krasniqi e Erza Muminoviq.


(Kosova Sot Online)