Peja dënohet me 600 euro

  • A.P /
  • 16 May 2023 - 17:06
Peja dënohet me 600 euro

Komisioni i Garave (KG) i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar vendimet nga ndeshja e katërt finale, mes Pejës dhe Trepçës, e cila u zhvillua të dielën, në palestrën sportive “Karagaçi”.

Klubi pejan është dënuar në total me 600 euro, teksa me 200 euro u dënua lojtari i tyre, Alban Veseli

Me një ndeshje është dënuar zyrtari i klubit mitrovicas, Besim Braha.

Njoftimi i plotë:

“Në bazë të raporteve të vëzhguesve dhe video analizës nga ndeshja e Prince Caffe Superliga plejofi – finalja e IV, e zhvilluara me 14.05.2023, Komisioni i Garave bënë regjistrimin e ndeshjes:

Peja vs Trepça                                87:83 ( 30:26,23:22,18:17,16:18) 2-2                         

Gjyqtari kryesor: Mihkel Manniste  EST 

Gjyqtari 1: Franko Gracin  CRO

Gjyqtari 2: Elldin Uglari  

Komesar për siguri: Artan Ejupi    

Vëzhguesi: Azem Hoxhaj

Organizimi i ndeshjes: I mirë

Sjellja e aktoreve:

Skuadra A: Fer dhe korrekt përpos lojtarit me nr.8 (Alban Veseli) i cili ndëshkohet me gabim teknik për sjellje jo sportive.

Skuadra B: Fer dhe korrekte.

Sjellja e shikuesve: Në çerekun e parë është hedhur një bombol ne tribunën e Pejës.

Vërejtje tjera:  Gjatë gjithë  ndeshjes ka pasur hedhje te shkrebzave, dhe shisheve plastike të zbrazura.

Zyrtari i klubit KB Trepça Besim Braha ka bërë ofendime, sharje me presion ndaj Komesarit për siguri (Artan Ejupi).

Vendime:

Alban Veseli (KB Peja) dënohet me 200 Euro, konform nenit 50.1 të PG

KB Peja dënohet me 200 Euro, konform nenit 49.10 të PG

KB Peja dënohet me 400 Euro, konform nenit 40.3 të PG

Besim Braha (KB Trepça) dënohet me 1 ndeshje, konform nenit 50.9 të PG”.

(Kosova Sot Online)