A do të mbetet Ancelotti trajner i Real Madridit?

  • A.P /
  • 16 May 2023 - 19:03
A do të mbetet Ancelotti trajner i Real Madridit?

Carlo Ancelotti raportohet se do të qëndrojë te Real Madridi edhe sezonin e ardhshëm.

E ardhmja e italianit vazhdon të jetë temë e mediave, pavarësisht se ai e ka përsëritur dëshiron të mbetet në “Santiago Bernabeu” deri në fund të kontratës së tij.

Dhe, sipas “L’Equipe” ashtu edhe do të ndodhë – pasi Ancelotti do të jetë pjesë e Real Madridi edhe sezonin e ardhshëm.

Ai ka kontratë të vlefshme me “Los Blancos” deri në verën e vitit të ardhshëm.

Hierarkia e klubit nga Madridi thuhet se është e kënaqur me mënyrën se si Ancelotti ka punuar me skuadrën.

Përveç kësaj, te Real Madridi thuhet se të vetëdijshëm se nuk ka asnjë zëvendësues të përshtatshëm në treg për 63-vjeçarin tani.

Vetëm një humbje e rëndë kundër Manchester Cityt në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ose gjatë finales eventuale, besohet se do të dobësonte pozitën e Ancelottit. 

(Kosova Sot Online)