Neymar ëndërron të rikthehet te Barcelona

  • A.P /
  • 16 May 2023 - 21:03
Neymar ëndërron të rikthehet te Barcelona

Javët e fundit ka pasur shumë spekulime për të ardhmen e Lionel Messit, i cili do të largohet nga Paris Saint-Germain këtë verë, pasi i skadon edhe kontrata me kampionët e Francës.

Messi thuhet se është i hapur për një rikthim në Barcelonë, të cilët janë shumë të interesuar për të ri-nënshkruar me ish-yllin e tyre

Megjithatë, duket se argjentinasi nuk është i vetmi nga PSG-ja që po dëshiron të kthehet në “Camp Nou” këtë verë.

Sipas “Relevo, Neymar Junior do të donte të kthehej në Barcelonë, megjithëse për momentin, ai e kupton se është një ëndërr e pamundur për shkak të situatës së pasigurt financiare të klubit.

Braziliani ishte mysafir i Barçës në festën pasi fitimit të titullit të kampionit në La Liga në fundjavë.

Në anën tjetër është raportuar se edhe PSG-ja është e interesuar për ta shitur 31-vjeçarin në afatin kalimtar të verës.

Megjithatë, ka shumë pak gjasa që një rikthim në Barcelonë të jetë i mundur tani, megjithëse nuk mund të përjashtohet për të ardhmen.

Chelsea besohet është klubi i interesuar për shërbimet e ish-sulmuesit të Santosit.

Neymar me PSG-në ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025. 

(Kosova Sot Online)