Liverpooli njofton për largimin e katër futbollistëve

  • A.P /
  • 17 May 2023 - 19:36
Liverpooli njofton për largimin e katër futbollistëve

Liverpooli ka njoftuar se katër futbollistë të ekipit të parë do të largohen nga klubi në fund të sezonit.

Roberto Firmino, Naby Keita, James Milner dhe Alex Oxlade-Chamberlain janë lojtarët që do të largohen në verë.

Këtyre lojtarëve do t’u skadojë kontratë në fund të sezonit aktual.

Atyre do t’u bëhet një pritje në “Anfield” në fund të sezonit për t’i falënderuar për kontributin e tyre.

(Kosova Sot Online)