Mitrovica e fiton Kupën e Kosovës

  • A.P /
  • 17 May 2023 - 19:53
Mitrovica e fiton Kupën e Kosovës

KFF Mitrovica e ka fituar trofeun e parë të këtij edicioni.

Vashat mitrovicase triumfuan në finalen e Kupës së Kosovës me rezultat 2:1, duke e mposhtur Hajvalinë.

Ndeshja finale u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Mitrovica kaloi në epërsi në minutën e 10-të, kur Edona Kryeziu shënoi nga penalltia.

Hajvalia barazoi rezultatin me Qëndresa Krasniqin, që realizoi në të 37-tën.

E për fitoren e Mitrovicës realizoi Donjeta Halilaj në minutën e 79-të.

Këto dy skuadra janë baraz me pikë edhe në ligë dhe ndeshja direkte mes tyre do të jetë përcaktuese për titullin e kampionit. 

(Kosova Sot Online)