Përfundon pjesa e parë: Dominim total i Cityt ndaj Realit

  • A.P /
  • 17 May 2023 - 21:56
Përfundon pjesa e parë: Dominim total i Cityt ndaj Realit

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Real Madridit, e vlefshme për ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Rezultati pas 45 minutave të parë është 2:0 për Manchester Cityn.

Ishte Bernardo Silva që kaloi vendasit në epërsi në minutën e 23-të të ndeshjes.

Prapë portugezi doli në skenë për ta dyfishuar epërsinë në minutën e 37-të.

Gjatë gjithë kohës, anglezët ishin në dominim total të ndeshjes.

Te Real Madridi vlen të përmendet shtylla e goditur nga distanca nga Kroos.

(Kosova Sot Online)