PSG-ja po mendon ta lansojë një ofertë të re për Silvan

  • A.P /
  • 18 May 2023 - 15:41
PSG-ja po mendon ta lansojë një ofertë të re për Silvan

Bernardo Silva i impresionoi të gjithë me paraqitjen e mbrëmshme ndaj Real Madridit, duke i shënuar dy gola në fitoren 4:0.

Ylli portugez ishte hero i “Citizens”, të cilët e eliminuan kampionin aktual evropian dhe marshuan drejt finales së Ligës së Kampionëve, e cila do të mbahet në Stamboll.

E futbollisti kreativ qe një kohë është bërë objektiv i Paris Saint-Germainit, i cili e sheh atë si pasardhës ideal të Lionel Messit, që pritet të largohet nga kryeqyteti francez pas pak javësh, kur edhe do t’i përfundojë kontrata.

E mediumi britanik “The Telegraph” raporton se PSG-ja e ka bërë gati një ofertë të përmirësuar për mesfushorin e  Manchester Cityt, të cilin dështoi ta transferonte verën e kaluar, kur atë e donte edhe Barcelona, përcjell “Gazeta Express”.

PSG-ja duhet të shesë fillimisht lojtarë për ta bërë balancimin financiar, në mënyrë që të mos dënohet.

E më pas do ta lansojë një ofertë të përmirësuar për futbollistin, me vlerë prej 80 milionë eurosh.

Mbetet të shihet nëse Bernardo Silva do ta pranojë ofertën e klubit nga “Parku i Princave” apo do të transferohet në “Camp Nou”, aty ku e presin krahëhapur.


(Kosova Sot Online)