Ballkani dënohet nga FFK-ja

  • A.P /
  • 19 May 2023 - 18:41
Ballkani dënohet nga FFK-ja

FC Ballkani është dënuar me gjobë prej 1500 eurosh nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kampioni në fuqi u dënua për shkak të ofendimeve në kor të tifogurpit të tyre, “Xhebrailat”, ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatinës, në xhiron e fundit.

“FC ”Ballkani”. Në minutat 13,29,32,34 tifo grupi ”Xhebrailat”, ofendojnë në kor kryetrajnerin e ekipit mysafir, ndërsa në minutën 39, për të njëjtat arsye referi kryesor e ndërpret lojën për 5 (pesë) minuta dhe kërkon nga përfaqësuesi për siguri që të ndërpriten fyerjet, në të kundërtën duhet të zbrazet tribuna. Të njëjtit edhe pas përfundimit të ndeshjes, derisa ekipi mysafir po shkonte në zhveshtore kanë vazhduar me ofendime në kor ndaj kryetrajnerit të ekipit të FC ”Llapi” Tahir Batatina. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani-Llapi. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1500 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1) (RECEDIVIST)”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga FFK-ja.

(Kosova Sot Online)