Java e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll
Java e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll fillon sot me dy ndeshje mjaft interesante.
Prishtina e Re do të përballet me Dritën. Gjilanasit aktualisht kryesojnë renditjen tabelare me 60 pikë, pesë më shumë se Ballkani.
Ndërkohë, Prishtina e Re e mbyll renditjen në pozitën e fundit me 28 pikë dhe ka shumë pak gjasa për mbijetesë.
Kjo ndeshje nis nga ora 14:00.
Në duelin tjetër që zhvillohet sot, Prishtina do të jetë nikoqire e Malishevës.
Dy skuadrat që synojnë vendin e tretë, i cili dërgon në garat evropiane, do të përballen mes vete.
Aktualisht, Malisheva renditet e treta me 49 pikë, ndërsa Prishtina është e katërta me 45 pikë.
Përballja Prishtina – Malisheva luhet nga ora 16:00, ndërsa të dyja do të luhen në Hajvali.
(Kosova Sot Online)
