PSG ka gati ofertën për Bernardo Silvën

  • a.p /
  • 19 May 2023 - 19:57
PSG ka gati ofertën për Bernardo Silvën

Pas një sezoni zhgënjyes, ku i ka mbetur vetëm sigurimi i trofeut të Ligue 1, Paris Saint-Germain është duke menduar për skuadrën e edicionit të ardhshëm.

PSG prej kohësh është duke ndjekur me shumë vëmendje një nga yjet e Manchester City-t, më saktë, po vëzhgon me shumë interes Bernardo Silvën.

Sipas raportimeve të medieve britanike, parisienët ka gati edhe ofertën për Silvën, të cilën pritet t’ia paraqesë së shpejti portugezit.

(Kosova Sot Online)