Saka vazhdon me Arsenalin

  • A.P /
  • 23 May 2023 - 16:43
Saka vazhdon me Arsenalin

Ylli i ri anglez, Bukayo Saka, ka nënshkruar kontratë të re me Arsenalin.

Sulmuesi i krahut të djathtë me klubin londinez ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Saka është pjesë e Arsenalit që nga mosha 8-vjeçare, teksa me ekipin e parë debutoi në vitin 2019.

Deri më tani, ai ka regjistruar 178 paraqitje me “Topçinjtë”, ka shënuar 37 gola dhe ka kontribuar me 40 asistime.

Gjatë kësaj periudhe me ekipin e parë, Saka e ka fituar njëherë Kupën FA dhe Superkupën e Anglisë.

Saka ka edhe 26 paraqitje me Kombëtaren e Anglisë. Ai me fanellën e “Tre Luanëve” ka 8 gola.


(Kosova Sot Online)