Bayerni nuk i ndahet Theos

  • S.A /
  • 25 May 2023 - 08:58
Bayerni nuk i ndahet  Theos

Bayern Munichu është vënë në kërkim të një mbrojtësi të majtë, transmeton "Kosova Sot Online".

Gjiganti bavarez është i vetëdijshëm se mund të mbetet pas futbollistin Alphonso Davies, pasi mbrojtësi i krahut mund të përfundojë në Real Madrid.

Për këtë arsye, mediumi italian “Tuttomercatoweb” raporton se kampioni aktual i Gjermanisë dëshiron ta shtojë një anëtar të familjes Hernandez në “Allianz Arena”.

Më saktësisht, klubi më i madh gjerman ia ka vënë syrin vëllait të futbollistit të tij, Lucas, Theo Hernandez, i cili po shkëlqen në kampionatin italian me Milanin.

“Rossoneri” do të rezistojnë sa të munden pasi përfaqësuesin francez e konsiderojnë si njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm të tyre.

Por, krejt do të varet nga dëshira e lojtarit dhe nga oferta që do të arrijë nga Gjermania.

Theo ishte transferuar në San Siro nga Real Madridi, ndërsa në Itali është zhvilluar si futbollist, duke u bërë njëri prej më të mirëve në Evropë në krahun e majtë.

Ndërkohë, vëllai i tij, Lucas, pak ditë më parë i është bashkuar grupit të futbollistëve të Bayernit pas lëndimit të rëndë në ligamente që e kishte pësuar gjatë Botërorit të Katarit.

(Kosova Sot Online )