Ndeshjet e fundit të sezonit në Premierligë

  • A.P /
  • 28 May 2023 - 10:49
Ndeshjet e fundit të sezonit në Premierligë

Sot do të zhvillohet java e 38-të dhe e fundit për sezonin 2022/23 në Premierligë.

Në Angli është përcaktuar me kohë skuadra kampione, si dhe skuadrat që do të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Sot do të përcaktohet përfundimisht skuadra që do të sigurojë garimin në Ligën e Konferencës nga pozita e shtatë, për të cilën po “luftojnë” Aston Villa dhe Tottenham Hotspur.

Ndërkaq, ndeshje interesante do të jenë edhe të skuadrave që po kërkojnë mbijetesën në elitën e futbollit anglez.

Leeds United, Leicester City dhe Everton, janë skuadrat që po “luftojnë” për mbijetesë. Dy prej tyre do t’i bashkohen Southamptonit në Championship nga sezoni i ardhshëm.

(Kosova Sot Online)