Real Madridi interesohet për Friminon

  • A.P /
  • 28 May 2023 - 13:59
Real Madridi interesohet për Friminon

Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi të ri për sezonin e ardhshëm.

Dhe, sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, në listën e madrilenëve është tashmë edhe Roberto Firmino

Mes palëve thuhet se nuk ka ende negociata, por vetëm diskutime të brendshme te “Los Blancos” për 31-vjeçarin.

Romano bëri të ditur se Firmino është një nga katër ose pesë opsionet si sulmues i ri, teksa lloje të ndryshme lojtarësh ka në listën e Real Madridit.

(Kosova Sot Online)