Galatasaray shpallet kampion në Turqi

  • A.P /
  • 30 May 2023 - 21:08
Galatasaray shpallet kampion në Turqi

Galatasaray është shpallur kampion në Superligën e Turqisë për sezonin 2022/23.

Klubi nga Stambolli ia doli të rikthej titullin pas katër vjetëve.

Skuadra e drejtuar nga Okan Buruk shënoi fitore sonte në udhëtim ndaj Ankaragucu, për të siguruar edhe matematikisht titullin.

Ndeshja e zhvilluar në “Eryaman Stadium” përfundoi me rezultatin 1:4.

Milot Rashica la gjurmë në këtë triumf, pasi asistoi te goli i parë i shënuar nga Mauro Icardi (7’). Ky i fundit ishte edhe autor i golit të dytë (38’).

Për reprezentuesin e Kosovës ishte ky asistimi i tij i shtatë në kampionatin turk, krahas katër golave. Ai sonte luajti për 79 minuta.

Dy golat tjerë për “Galatan” u shënuan nga Baris Yilmaz (73’) dhe Sergio Oliveira (78’).

Ndërkaq, golin e nderit për vendasit e shënoi Milson (16’).

Për Galatasarayn është ky titulli i 23-të në histori të klubit. 

(Kosova Sot Online)