Liverpooli i bashkohet garës për Bruno Guimaraes

  • S.A /
  • 31 May 2023 - 10:31
Liverpooli i bashkohet garës për Bruno Guimaraes

Bruno Guimaraes mund të jetë largimi i madh nga Newcastle United gjatë afatit kalimtar veror, transmeton "Kosova sot Online".

Mesfushori brazilian ka shkëlqyer me fanellën bardhezi dhe ka qenë një lider në mesfushën e skuadrës së Eddie Howe. 25-vjeçari mund të largohet pasi klube të mëdha janë vënë pas tij, fillimisht Barcelona e tani edhe Liverpooli. Newcastle United mund të detyrohet ta shes yllin e tyre në mënyrë që mos të ketë penalizime për ‘Fair Play Financiar’.

Liverpool është gati të bëj një ofertë të lartë për transferimin e brazilianit në Anfield. Trajneri Jurgen Klopp e pëlqen shumë Guimaraesin dhe i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit të shpenzojnë për ta pasur atë në skuadër për sezonin e ri. Reprezentuesi brazilian këtë edicion në 40 ndeshje zyrtare ka realizuar pesë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë. Newcastle United mund ta lë të lirë të largohet ylli i tyre nëse paguhet një shumë prej 100 milionë eurove.

(Kosova Sot Online )