Çelësi i zgjidhjes së çështjes në Veriut të Kosovës është në trekëndëshin Bruksel-Londër dhe Uashington

Çelësi i zgjidhjes së çështjes në Veriut të Kosovës është në trekëndëshin Bruksel-Londër dhe  Uashington
Çelësi i zgjidhjes së çështjes në Veriut të Kosovës është në trekëndëshin Bruksel-Londër dhe  Uashington

Muhamet Kelmendi

  • 31 May 2023 - 07:44

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Në veri të Kosovës priten demonstrata dhe protesta edhe më të egra. Kriminelët do ti bllokojnë rrugët. Do të kryejnë edhe aksione terroriste kundër KFOR-it dhe policisë së Kosovës. Aksionet terroriste janë të organizuara nga Serbia. I ekzekutojnë grupet kriminale të vendosura në kufi me Kosovën, në veri dhe nëpër enklavat serbe. Në Beograd është çelësi i ndaljes së dhunës në Veri të Kosovës. Po sa herë që barazohet viktima e racizmit me shtetin ligjor rritet racizmi. Ai bëhet i ashpër dhe shumë i rrezikshëm.

-Gjendja në Veri të Kosovës është që nga pas luftës së UÇK-së shumë e rëndë. Atje kurrë nuk pati në këto dy decenie paqe dhe qetësi.

I gjithë shkaku i kësaj është pikësynimi serb për ndarjen e kësaj pjese rreth 2000 km. katrore nga Kosova dhe aneksimi e këtij territori shtetit serb ose krijimin e gjendjes për shpërthimin e një fronti të ri të luftës në Ballkan. Këto qëllime janë të koordinuara me Moskën dhe shumë mirë po funksionon ky plan. Kjo, për dy shkaqe:

1. Paaftësia e Kosovës për të zgjidhur çështjen e Veriut dhe

2. Përkëdhelja e Serbisë nga faktori vendosës ndërkombëtar.

Gjendja u keqësua shumë. Atë e kanë inspiruar edhe më shumë deklaratat e ngutshme të BEsë, e të SHBA-ve, të vizitorëve në Kosovë, si të z. Von Cramon, emisarit të Gjermanisë etj. Po çka të thuhet për deklaratën e z. Von Cramon që ju drejtua policëve në veri të Kosovës:

" Çka kërkoni ju këtu". Ose-"Kush iu ka dërguar juve këtu". Qëndrimet e tilla dhe dënimi i aksionit të policisë së Kosovës ju dha forcë kriminelëve serbo-rus në veri dhe shtetit serb. Ato i dhanë bazament politik Serbisë për të vazhduar me aksione për ta ndarë e copëtuar Kosovën. Këtej i intensifikuan masat serbomëdha në terren dhe tash kemi një gjendje shumë të rëndë dhe kaotike. Tamam siç dëshiron Moska. Faktet flasin se në veri të Kosovës po veprojnë bandat çetnike ruso-serbe për të krijuar gjendje si në Donbas të Ukrainës, kuptohet për të krijuar gjendje në mënyrë që shteti serb të bëjë invazion. Për këtë e vendosi krimineli i luftës Vuçiq ushtrinë serbe në lëvizje në drejtim të Kosovës .

Në veri të Kosovës priten demonstrata dhe protesta edhe më të egra. Kriminelët do ti bllokojnë rrugët. Do të kryejnë edhe aksione terroriste kundër KFOR-it dhe policisë së Kosovës. Aksionet terroriste janë të organizuara nga Serbia. I ekzekutojnë grupet kriminale të vendosura në kufi me Kosovën, në veri dhe nëpër enklavat serbe. Në Beograd është çelësi i ndaljes së dhunës në Veri të Kosovës. Po sa herë që barazohet viktima e racizmit me shtetin ligjor rritet racizmi. Ai bëhet i ashpër dhe shumë i rrezikshëm. Çka mund të bëhet:

1. Kosova të tërhiqet nga objektet e komunave në veri, duke i lëshuar vendin KFORI-te,

2. Të intensifikohet presioni ndaj Beogradit nga qendrat vendosëse dhe

3. Dënimi me masa politike dhe të tjera të Republikës së Kosovës nga ana e BE-së dhe e SHBA-ve, si dhe Anglisë, duke rikthyer pushtetin e Listës Serbe. Zgjedhjet bëhen këtej të domosdoshme.

Zgjidhjet e tilla varen nga Uashingtoni dhe nga Brukseli. Çdo variant ka mundësi të zbatohet. Kosova nuk ka kapacitete dhe nuk duhet të dëmtojë më thellë marrëdhëniet me SHBA-të.

Pa SHBA-të dhe Anglinë, BE rrëshqet nga ruso-serbët në çështjen e Ballkanit. Vetëm me SHBA-të dhe Anglinë përkrahëse ndalet ndikimi rus në Ballkan. Dua të përfundoj: Çështja në veri të Kosovës zgjidhet në Beograd. Aty është çelësi i kriminalitetit serbomadhe. Aty ndalet dhuna dhe terrori.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".