Hernandez do të largohet nga Bayerni

  • A.P /
  • 01 June 2023 - 18:10
Hernandez do të largohet nga Bayerni

Lucas Hernandez do të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar të verës.

Francezi pritet që të largohet nga Bayern Munichu dhe raportohet se ua ka komunikuar këtë vendim klubit bavarez.

Sipas RMC Sport, ai dëshiron të luajë te Paris Saint-Germain dhe klubi parisien është optimist se mund të arrijë një marrëveshje.

Lucas Hernandez është pjesë e Bayernit që nga viti 2019.

(Kosova Sot Online)