Denveri e fiton finalen e parë ndaj Miamit

  • S.A /
  • 02 June 2023 - 03:33
Denveri e fiton finalen e parë ndaj Miamit

Denver Nuggets ka arritur fitore në finalen e parë të këtij edicioni në NBA. Nuggets triumfuan 104:93 ndaj Miami Heat në ndeshjen e cila u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm, transmeton "Kosova Sot Online".

Qysh nga çereku i parë, Denveri kishte avantazhin, duke fituar të tre periodat e para.

Krejt çfarë bënë Miami, ishte fitorja në çerekun e tretë, por që ishte e pamjaftueshme për ta arritur fitoren.

Kujtojmë se kampioni i këtij edicioni në NBA shpallet ekipi që arrin katër fitore. 

(Kosova Sot Online )