PSG e korrigjon trajnerin Galtier për deklaratat rreth Messit

  • S.A /
  • 02 June 2023 - 11:16
PSG e korrigjon trajnerin Galtier për deklaratat rreth Messit

“E shtuna do të jetë ndeshja e fundit e Messit me Paris Saint-Germain”,- tha trajneri i klubit francez, Christophe Galtier për argjentinasin në konferencën për shtyp të dhënë këtë të enjte, transmeton "Kosova Sot Online ".

Disa orë më vonë, përmes një deklarate për mediet franceze, klubi korrigjoi deklaratën e trajnerit, ndërsa theksoi se ky i fundit nuk u shpreh saktë.

“Christophe Galtier u shpreh jo shumë saktë. Duam t’ju sigurojmë se ai donte të thoshte se ndeshja kundër Clermont do të ishte e fundit për Messin dhe PSG këtë sezon”-bën me dije klubi parizien.

Messi ka dy opsione: rikthimi në Barcelonë dhe kalimi te Al-Hilal në Arabinë Saudite me pagë astronomike.

Xavi tha se ai e do Messin në “Camp Nou”.

“Leo Messi do të vendosë të ardhmen e tij javën e ardhshme. Ai ka 100% në rregull që të bashkohet me ne. Ai e di që ne jemi gati ta mirëpresim. Asgjë nuk ka ndryshuar, ne kemi shanse. Ne duam Leon këtu. Lëreni të vendosë. Unë jam gati ta përfshij atë në sistemin tonë”, tha trajneri spanjoll për Mundo Deportivo.

(Kosova Sot Online )