Hazard po e refuzon largimin nga Real Madridi

  • S.A /
  • 03 June 2023 - 11:51
Hazard po e refuzon largimin nga Real Madridi

Eden Hazard duket se nuk e ka në plan të largohet nga Real Madridi. Belgu nuk është në planet e klubit për të ardhmen, teksa ai nuk është se ka treguar diçka as gjatë tërë kësaj kohe sa është pjesë e klubit spanjoll, transmeton "Kosova Sot Online".

Këtë sezon, ai ka bërë vetëm dhjetë paraqitje në të gjitha garat – ka shënuar një gol dhe ka dhënë dy asistime.

Hazard është pjesë e Real Madridit që nga viti 2019. Klubi për të kishte shpenzuar 115 milionë euro.

Megjithatë, ai më shumë ka qenë i lënduar dhe jashtë fushës së lojës. Në total, ish-futbollisti i Chelseat ka 76 paraqitje me “Los Blancos”, shtatë gola dhe 12 asistime.

Por, pavarësisht të gjithave, 32-vjeçari po refuzon që të largohet nga “Santiago Bernabeu”, ka raportuar “Marca”. Ish-reprezentuesi belg thuhet se dëshiron që të qëndrojë deri në fund të kontratës. Kontrata e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm. 

(Kosova Sot Online )