Prishtina e zyrtarizon Josephin

  • S.A /
  • 06 June 2023 - 16:52
Prishtina e zyrtarizon Josephin

KB Sigal Prishtina ka siguruar shërbimet e njërit prej basketbollistëve më të mirë në sezonin e fundit, Devoe Joseph. Kanadezi ishte pjesë e Pejës, që u shpall kampione për edicionin 2022/23, transmeton "Kosova Sot Online ".

Joseph ishte ndër më meritorët për këtë sukses të pejanëve. Ai nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e rivalëve të tyre, Sigal Prishinës.

Klubi kryeqytetas ka njoftuar zyrtarisht këtë të martë për arritjen e marrëveshjes me 34-vjeçarin.

Njoftimi i plotë nga klubi i Prishtinës (pa ndërhyrje):

“ZYRTARE: Snajperisti DEVOE JOSEPH nënshkruan me Sigal Prishtinën

Brendi më i madh sportiv shqiptar ju njofton se është finalizuar transferimi i shuterit kanadez, me përvojë të madhe në Evropë, e së fundmi edhe në Kosovë, Devoe JOSEPH

Joseph, 33 vjeçar ka luajtur në skuadra elitare të shteteve si Turqi , Poloni, Ukrainë, Spanjë, Francë, Mal i Zi, Greqi, Rumani dhe Finlandë.

Ai poashtu ka luajtur në ABA Ligë dhe EuroCup me Buduçnostin.

WELCOME TO THE HOME OF CHAMPIONS, DEVOE”. 

(Kosova Sot Online )