Angel Di Maria largohet nga Juventusi

  • A.P /
  • 06 June 2023 - 16:57
Angel Di Maria largohet nga Juventusi

Angel Di Maria ka konfirmuar largimin nga Juventusi pas vetëm një sezone.

Argjentinasin përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e “Zonjës së Vjetër”.

Ai tha se po largohet me shije të hidhur sepse nuk ia doli të ndihmojë klubin për të fituar trofe, por shtoi se është i lumtur që ka bërë miq të ri.

Di Maria nga Juventusi largohet si futbollist i lirë, teksa mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës.

35-vjeçari regjistroi në total 40 paraqitje me klubin nga Torino, shënoi tetë gola dhe kontribuoi me shtatë asistime.

(Kosova Sot Online)