Franck Kessie pranon të largohet nga Barça

  • S.A /
  • 07 June 2023 - 12:44
Franck Kessie pranon të largohet nga Barça

Historia mes Franck Kessie dhe Barcelonës tashmë po merr rrjedhë. I ardhur verën e kaluar nga Milan, mesfushori nga Bregu i Fildishtë do të jetë elementi i parë katalanas që do të bëjë gati valixhet për t’u larguar këtë verë, transmeton "Kosova Sot Online".

Këtë të mërkurë, e përditshmja AS bën me dije se klubi dhe lojtari kanë gjetur gjuhën e përbashkët për temën e largimit. 

Edhe pse Kessie kishte këmbëngulur se dëshironte të fitonte tituj te Barça, ai është informuar nga Xavi personalisht për nevojat imediate të klubit për para. Ishte e rëndë për të, por në fund kishte pranuar të largohej. AS shton se klubi katalanas nuk ka marrë ende ndonjë ofertë konkrete për lojtarin, edhe nëse Inter, Liverpool apo Tottenham kishin shfaqur interesim. Me një çmim fillestar të vendosur në 35 milionë euro, ankandi tashmë mund të fillojë.

(Kosova Sot Online )