Ja tri arsyet pse Milani dëshiron transferimin e Christian Pulisic

  • S.A /
  • 08 June 2023 - 16:52
Ja tri arsyet pse Milani dëshiron transferimin e Christian Pulisic

Bisedimet ndërmjet Milanit dhe Chelseat për Christian Pulisic po vazhdojnë, ndërsa La Gazzetta dello Sport ka përmendur tri arsye pse Rossonerët i duan shërbimet e amerikanit, transmeton "Kosova Sot Online ).

Pas largimit të drejtorëve Paolo Maldini e Frederic Massara, Rossonerët janë duke u përgatitur për sezonin e ri, ndërsa mesfushori i Bluve është ndër shënjestrat e tyre.

Pulisic e ka pasur të kufizuar minutazhin këtë sezon dhe është në kërkim të një skuadre ku do të luajë më shumë. Ai ka edhe një vit në kontratën e tij në Stamford Bridge.

Lexo po ashtuMilani vazhdon përpjekjet për Pulisic

Sipas La Gazzetta, janë tri arsye kryesore pse skuadra italiane i do shërbimet e tij:

E para, ka më shumë se një vit prej se Milani është në kërkim të një anësori të djathtë dhe 24-vjeçari mund t’i plotësojë kërkesat e Stefano Piolit në këtë pozitë.

E dyta, Pulisic është amerikan, por ka edhe shtetësi kroate, prandaj nuk do ta zinte vendin për nga lojtarët jashtë BE-së.

E treta, duke qenë i rregullt në skuadrën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transferimi i tij në San Siro do të hapte rrugë të reja për kuqezinjtë në tregun amerikan, me pronarin e ri Gerry Cardinale që synon ta zgjerojë sa më shumë brendin e Milanit jashtë fushës.

(Kosova Sot Online )