Al-Hilal ka gati ofetën për Neymar

  • A.P /
  • 12 June 2023 - 15:27
Al-Hilal ka gati ofetën për Neymar

Neymar i është bashkuar yjeve që kanë rënë në “radarët” e skuadrave të Arabisë Saudite.

Mediet britanike së fundmi raportojnë se Al-Hilal, pasi dështoi të firmoste me Lionel Messin, është hedhur nga sulmuesi brazilian.

Klubi saudit ka bërë gati një ofertë tunduese për 31-vjeçarin, e ardhmja e të cilit duket larg Paris Saint-Germain, me parisienët që duan të shpëtojnë sa më shpejtë nga paga e Neymar.

Tani gjithçka është në duart e Neymar, nëse braziliani do të dëshirojë t’i japë fund karrierës së tij në elitën e Europës.

(Kosova Sot Online)