Arsenali ia vë syrin Havertzit

  • A.P /
  • 15 June 2023 - 16:09
Arsenali ia vë syrin Havertzit

Arsenali ia ka vënë syrin yllit të Chelseat, Kai Haverts.

“Blues” nuk e konsiderojnë më si të pashitshëm yllin gjerman, të cilit madje ia kanë vënë edhe çmimin.

Sipas mediumit gjerman “Sky Sport”, përfaqësuesi gjerman vlerësohet 70 milionë euro nga “Blues”

Pra, transferimi në “Emirates Stadium” është më i mundshëm sesa në Real Madrid për futbollistin ofanziv.

Ndërkohë, Bayern Munichu nuk e ka ndërmend të hyjë në garë për lojtarin edhe pse ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me agjencinë që e ka në dorë lojtarin, “ROOF”.

Chelsea po mendon të bëjë ndryshime të mëdha në ekip dhe Havertz, hero i finales së Ligës së Kampionëve që e fituan Të Kaltrit pak vite më parë, mund të jetë njëri prej të larguarve nga “Stamford Bridge”. 


(Kosova Sot Online)